“Më godit, nuk dhemb”: Kim përpiqet të imitojë Rocky, shembet direkt nga një grusht

Ulja e mbrojtjes dhe ftesa ndaj kundërshtarit për të goditur është akti më i madh i sfidës që një boksier mund të bëjë, veçanërisht kur kundërshtari po sulmon fuqishëm dhe duket pranë fitores. Të gjithë kemi në mendje Rocky, i cili kërkon të goditet sërish duke thënë “nuk dhemb”, por kjo është thjesht kinematografi. Në realitet, dhemb shumë dhe mund të të rrëzojë në një çast. Koreano-jugori Ye Joon Kim u përpoq të ndihej si Rocky për një ditë, por përfundoi keq: sfida e tij u pasua nga një grusht i fuqishëm i kampionit japonez Naoya Inoue, i cili e rrëzoi menjëherë sfiduesin arrogant, si një thes patatesh.

Ye Joon Kim e provokon, Naoya Inoue e nxjerr KO në çast
Në Ariake Coliseum të Tokios, 31-vjeçari Inoue – një nga boksierët më të mirë në botë në të gjitha kategoritë e peshës – e çoi rekordin e tij të jashtëzakonshëm në 29 fitore (26 prej tyre me nokaut) dhe asnjë humbje. Lufta për titullin e padiskutueshëm botëror në kategorinë supergallo, të cilin Inoue e zotëron në të katër versionet kryesore: WBA, WBC, IBF dhe WBO, përfundoi në mënyrë spektakolare.

Ishte raundi i katërt i ndeshjes kur kampioni japonez vuri në vështirësi kundërshtarin me dy grushte të fuqishme – një në fytyrë dhe një në trup – që dukeshin se e destabilizuan Kim-in. Megjithatë, në atë moment, Kim mendoi se ishte e udhës të sfidonte Inoue-n duke bërë një gjest provokues me dorezat e tij. Nuk kaloi asnjë çast: japonezi e goditi me një kombinim të fuqishëm të majtës dhe të djathtës, duke e rrëzuar Kim-in në tapet pa asnjë mundësi për t’u ngritur.

“Sigurisht që erdha këtu për të fituar, kështu që kjo është poshtëruese,” – pranoi 32-vjeçari koreano-jugor pas humbjes, e treta në karrierën e tij (përballë 21 fitoreve dhe 2 barazimeve), por e para që vjen me nokaut.

“Përbindëshi” Inoue, një nga boksierët më të mirë në botë sot
Ndërkohë, rruga triumfuese e Naoya Inoue në boks vazhdon. I njohur si “Përbindëshi”, ai ka qenë kampion bote në katër kategori të ndryshme peshe: ka mbajtur titullin botëror WBO në peshën super-mushkonjë nga viti 2014 deri në 2018, titullin WBC në peshën e mushkonjave të lehta në 2014, unifikoi titullin botëror të peshave gjel në 2019 dhe më në fund, në 2023, u shpall kampion i padiskutueshëm i peshës supergallo, titull që e mbrojti kundër Kim-it. Në total, kampioni japonez ka fituar 24 herë një ndeshje për titullin botëror, një arritje që askush tjetër në boksin aktiv nuk e ka në rekord.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top