Me fitoren e Pensilvanisë, Trump parashikohet të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së

Vetëm 4 orë nga mbyllja e votimeve, Donald Trump pritet të shpallet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harris.

Tashmë Trump ka fituar 3 shtete kryesore: Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian të cilën e humbi në 2020. Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top