Jennifer Lawrence nuk po e duron më Kourtney Kardashian!
Gjatë një interviste me detektor gënjeshtrash për Vanity Fair, ku ishte bashkë me aktorin Robert Pattinson, aktorja e filmit “The Hunger Games” e quajti Kourtney-n “tepër bezdisëse” dhe pranoi se ajo e “çmend” me sjelljen e saj.
“Kourtney është më e bezdisshme se kurrë. Më çmend!”, – u shpreh aktorja 35-vjeçare, duke folur për dashurinë e saj ndaj reality TV-ve dhe serialit ‘The Kardashians’.
Pasi Pattinson e pyeti pse, Lawrence sqaroi:
“Sepse çdo gjë duhet të jetë njoftim për të. Si, ‘Nuk do vesh më këtë veshje!’ — thjesht mos i vesh! S’ka nevojë ta shpallësh.”
Aktorja shtoi më tej:
“Ose, ‘Nuk kam televizor në dhomë.’ Ok, thjesht mos shiko televizor, pse duhet ta thuash? Thjesht shhhh!”
Kur Pattinson e pyeti nëse vazhdon të ndjekë “The Kardashians”, Lawrence u përgjigj:
“Jo këtë sezon. Kam qenë më shumë në TikTok.”
Megjithatë, ajo pranoi se Khloé Kardashian mbetet e preferuara e saj nga familja e famshme.
Aktorja nuk la pa përmendur as Kim Kardashian, duke vlerësuar koleksionin e ri të SKIMS. Por, për koleksionin e ri “Ultimate Bush”, ajo tha me shaka: “Nuk do ta blej — do ma dërgojnë falas!”