I moshuari Reiz Petritaj, që iu drejtua me bastun kryetarit të Këshillit Bashkiak në Maliq, deklaroi se u revoltua nga sjellja e këshilltarëve socialistë, të cilët edhe pse më herët ishin shprehur kundër shkrirjes së bashkisë, u larguan.
I moshuari tregoi se kishte marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Lozhan, ku sipas tij, të pranishmit ishin shprehur kundër bashkimit me Korçën.
“Unë u bëra i revoltuar për arsyen sepse unë jam nga fshati Selcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë skam se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi tani këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm. Po këtë revoltë që kisha sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit.
Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën. Edhe drejt me thënë më kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. “, tha i moshuari.
Ai theksoi se bashkia e Maliqit nuk do të mbyllet, ndërsa shtoi se dëshiron t’iu bashkohet protestuesve në Tiranë, por nuk mundet për shkak të moshës.
Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person
“Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë.
U bëj thirrje edhe protestuesve… që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu… jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit edhe ta gëzojë. Nuk e gëzon dot!”, – tha i moshuari.