Mbytet varka e mbingarkuar me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë

Një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një varkë e mbingarkuar me emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në Britani u përmbys. Gjatë operacionit për shpëtimin e emigrantëve që ranë në det 65 persona u gjetën shëndoshë e mirë.

Megjithatë, pas hetimeve, një foshnjë u gjet pa ndjenja në ujë dhe fatkeqësisht u shpall i vdekur më vonë. 52 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur për të arritur në Britani përmes Kanalit deri më tani këtë vit. Ky është një numër rekord që nga fillimi i vitit 2018 kur filluan këto kalime të improvizuara me maune.

Viktimat e këtyre mbytjeve shpesh përfshijnë fëmijë. Kushtet përgjatë Kanalit Anglez, “një nga rrugët më të ngarkuara të migrimit në botë”, sipas rojes bregdetare franceze, janë të rrezikshme. Që nga fillimi i vitit, më shumë se 26,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani përmes Kanalit Anglez.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top