Mbyllja e TikTok/ Rama: Jemi në dialog pozitiv me kompaninë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Përmes një reagimi në “X” Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike.

Ai shton se qeveria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti, thotë ai, do të vijë në Shqipëri për të paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.

POSTIMI:

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top