Mbyllja e autostradës Vorë – Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë – Elbasan

Mbyllja e përkohshme e segmentit të autostradës Vorë–Durrës, për shkak të punimeve infrastrukturore, po sjell pasoja të ndjeshme edhe në akse të tjera kryesore, përfshirë rrugën Tiranë–Elbasan.

Si rrjedhojë e devijimit të trafikut, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes Elbasanit në drejtim të jugut të vendit dhe anasjelltas është rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë radhë kilometrike dhe pritje të zgjatura, veçanërisht në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit.

Sipas autoriteteve, qindra mjete kanë zgjedhur këtë aks si rrugë alternative për të arritur në Tiranë apo për të vijuar udhëtimin në drejtim të jugut, duke ngarkuar tej mase kapacitetin normal të qarkullimit.

Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar praninë në zonat më problematike dhe i bën apel qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar rëndësinë e punimeve që po kryhen në segmentin Vorë–Durrës, si një investim i domosdoshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë durim, të ndjekin sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë, si dhe të planifikojnë udhëtimet me kohë të mjaftueshme për të shmangur vonesat. /BW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top