Mbyllet protesta e 45-të, qytetarët marshojnë sërish në Tiranë: Nesër më shumë!

Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës shënoi ditën e 45-të radhazi të martën. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ata ritheksuan se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në arritjen e objektivit të tyre. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, slogane që tashmë janë kthyer në refrenin e përditshëm të protestave.

Ndërsa protesta zhvillohej në kryeqytet dhe në Bruksel, kauza e tyre u diskutua edhe gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. I pyetur për projektin e Zvërnecit dhe protestat kundër tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi do të zbatohet duke respektuar standardet europiane dhe se vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces. Nga ana tjetër, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së.

Në përfundim të tubimit, qytetarët u rikthyen sërish para Kryeministrisë, ku mbyllën protestën me brohoritjen “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top