Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës, punonjësit zhvendoset në Tiranë dhe Fier

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e kësaj të hëne, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi.

Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.
Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.

Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top