Mbyllet orari zyrtar i votimeve në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Ndërsa deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 770 mijë votues apo rreth 39 për qind e atyre me të drejtë vote.

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 770,751 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top