Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar anulimin e mbi 20 mijë votave me postë nën arsyetimin se janë pranuar pas afatit.
Sipas rezultatit të tanishëm, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,11% të votave apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka marrë 20,19% të votave ose 22 ulëse. LDK mori 13,23% të votave ose 15 mandate dhe AAK mori 5,50% të votave ose 6 vende në parlament.
10 mandate janë të rezervuara për komunitetin serb, ku 9 i ka siguruar Lista Serbe dhe një Nenad Rashiqi.