Mbyllet hetimi për blerjen e Osimhen: presidenti De Laurentiis rrezikon procesin

Ishte viti 2020 kur Napoli bleu Victor Osimhen nga Lille për një shumë totale prej 71.2 milionë euro. Megjithatë, në marrëveshje u përfshinë 4 lojtarë, portieri Karnezis dhe 3 lojtarë nga ekipet e të rinjve napolitane, të cilët u vlerësuan në 21 milionë euro. Si pasojë e kësaj, Prokuroria e Romës ka dashur t’i shihte gjërat qartë dhe sot përfundoi hetimet në lidhje me këtë operacion, që e sheh pronarin De Laurentiis të hetuar me akuzën e kontabilitetit të rremë.

Prokuroria e Romës ka mbyllur hetimin që përfshin presidentin e Napolit, në procedimet e lidhura me fitimet e supozuara fiktive kapitale që lidhen me blerjen e sulmuesit Victor Osimhen. Një blerje totale prej 71.2 milionë eurosh nga të cilat, megjithatë, “vetëm” 50 janë paguar. Napoli e Lille vlerësuar për rreth 21 milionë euro portierin grek Karnezis dhe tre lojtarë të rinj që më pas u zhdukën nga radari. Bëhet fjalë pikërisht për Luigi Liguori, Claudio Manzi dhe Ciro Palmieri. Mbyllja e hetimeve është njoftuar edhe për të dyshuarit e tjerë: këta janë anëtarët e Bordit Drejtues që kanë qenë në detyrë në momentin e ngjarjes.

SQARIMI I AVOKATIT TË DE LAURENTIIS
Fabio Fulgeri, avokati në ngarkim të mbrojtjes së Aurelio De Laurentiis, ka dhënë shpjegimin e tij për ANSA: “Hetimi që ishte mbyllur në lidhje me hipotezat e krimeve tatimore është mbyllur. Tani do të lexojmë letrat e hetimit, kujtoj që kjo e sotmja nuk është aktakuzë por mbyllje hetimesh. Tipikisht – vijon avokati – kontabiliteti i rremë në hipotezën e tij origjinale të krimit lind nga ideja e mashtrimit të organeve tatimore. Por në këtë rast kjo nuk ndodhi, është një hipotezë tashmë e përjashtuar nga gjykatësit në Napoli. Megjithatë hetimi vazhdon. Sot është një njoftim se hetimet kanë përfunduar dhe tani mund të shikojmë dokumentet dhe më pas të fillojmë të shpjegojmë mbrojtjen tonë formale para prokurorit”.

 

Siç konfirmoi edhe vetë avokati, presidenti i Napolit do të shkojë në prokurori “për të shpjeguar operacionin dhe për të mbrojtur veten”. Megjithatë, hapja e një gjyqi është e mundur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top