Mbyllet afati i aplikimeve/ Zbulohen kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së

Aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së janë mbyllur ditën e sotme sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH. 13 janë kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së. Mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili.

Pas periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me procesin përzgjedhës. Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH, një hap i rëndësishëm për sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të Televizionit Publik Shqiptar në vitet në vijim.

Aplikantët për Drejtorin e RTSH: Gëzim Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuxa, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj dhe Enrik Mehmeti.

Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi më 1 prill të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit rrëzuan të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces. Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top