Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në Tiranë. Në selinë e PD-së pritet të grumbullohen të gjitha kutitë e votimit të primareve për deputet të PD-së dhe aty do të numërohen, teksa votat do të shfaqen edhe në një monitor.
Ndërkohë procesi i votimit në primaret e degës Fier është shtyrë për shkak të numrit të lartë të anëtarëve që ende nuk kanë arritur të votojnë. Pjesëmarrja në këtë proces është shoqëruar gjatë gjithë ditës me masivitet, i cili nuk ka patur trend në rënie për asnjë moment. Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi është mbyllur ne orën 18:00.