Mbyll punimet Këshilli Kombëtar i PD-së, miratohet Komisioni Zgjedhor për 29 Korrikun

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Megjithëse takimi u bojkotua nga 17 deputetë, anëtarë të Kryesisë së PD-së, grupimi i Bashës ka mundur të miratojë komisionin zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”– thuhet në rezolutën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një deklaratë për shtyp, blutë njoftojnë edhe plotësimin e vakancave në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës duke zgjedhur anëtarë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, Rezart Kthupi.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top