Mbrojtësi i Mallorcas: Ma sillni Vini Jr në ndeshje boksi, e hedh knock-out për 10 sekonda

Pablo Maffeo është vetëm njëri nga një numër futbollistësh që kanë një histori konflikti me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Konflikti mes tyre lindi një vit më parë, kur në një ndeshje mes Mallorca-s dhe Real Madridit, Maffeo vendosi të provokojë brazilianin duke i bërë gjeste se ai ishte thjesht një ‘qaraman’ i zakonshëm.

Ata patën gjithsej dy përplasje në të cilat Maffeo duhej të merrte një karton të kuq.

“Isha me fat dhe nuk kam asnjë justifikim për këtë. Ishte një karton i kuq i qartë. Hera e dytë që pata kundër tij nuk ishte për një karton të kuq. Dhe unë isha me fat që gjyqtari i katërt ishte afër dhe ai pa që nuk kishte intensitet për një përjashtim.

E dua Vinicius në një ndeshje boksi. Unë mendoj se do të fitoja, pa dyshim. Unë do ta nokautoja për 10 sekonda”, tha Maffeo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top