Zyrtarët e Pallatit Buckingham po përditësojnë rregullisht një plan veprimi për funeralin e ardhshëm të mbretit Charles pasi burimet mbretërore kanë zbuluar se gjendja shëndetësore e monarkut po përkeqësohet.
Sipas burimeve të brendshme, plani i titulluar “Operacioni Menai Bridge” për përgatitjet për funeralin e mbretit kanë nisur që nga dita pasi mbretëresha e ndjerë Elizabeth u nda nga jeta në vitin 2022, si një udhëzues për të siguruar që ceremonia e Charles të zhvillohet pa pengesa. Monarku 75-vjeçar ka rralluar daljet e tij publike pas njoftimit për diagnozën e kancerit në shkurt.“Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një mik i vjetër i familjes mbretërore.
Pallati mbretëror më 5 shkurt njoftoi se Charles ishte diagnostikuar me kancer. Kjo diagnozë erdhi jo shumë kohë pasi ai iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zmadhuar.
“Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”, filloi deklarata. “Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.”
Ai shtoi, “Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”