Mbresëlënëse në të kuqe, Rita Ora shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora u pa ditën e djeshme në Në York e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.


Sipas raportimit të Daily Mail, këngëtarja 33 vjeçare, shkëlqente me xhaketën e kuqe prej lëkure dhe një palë pantallona të shkurtra. Ajo u vesh me çorape të zeza të hapura dhe çizme të zeza që shkonin më poshtë gjunjëve.

 

Rita mbante një çantë të madhe të zezë me vete, e cila kishte disa prerje të rrumbullakëta të ndryshme madhësish, përcjellë Telegrafi.

 

Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi artistja u duk e mahnitshme në një pallto të gjatë portokalli të zbehur ndërsa mori pjesë në një provë të veshjes në Neë York City para mbrëmjes vjetore, Met Gala, që do të mbahet të hënën.

Rita së fundmi ndoqi hapat e Beyonces për të lansuar në treg një linjë produktesh për flokë të bashkëthemeluar nga ekspertja australiane e flokëve Anna Lahey.

Produktet e ‘Typebea’ përfshijnë shampon dhe balsam standard, por edhe “peptid të rritjes gjatë natës” dhe “trajtim hidra-shkëlqyes”. Ajo njoftoi linjën e flokëve, pothuajse tri vjet në bërje, më 2 prill dhe zbuloi datën e lansimit të enjten më 7 prill, duke e bërë me dije se ky ishte një projekt prej tre vitesh.

 

Sikur të mos mjaftonte, Rita Ora ka nënshkruar kontratë gjithashtu për t’u bërë pjesë e një filmi thriller/aksion të regjisorit Dreë Kirsch të titulluar “He Bled Neon” krahas ish-yllit të NFL, Marshaën Lynch, dhe aktorëve Joe Cole dhe Jack O’Connell. Një përmbledhje e filmit thotë: “Pasi vëllai i tij i huaj vdes në mënyrë misterioze, Ethan'(Joe) udhëton për në Las Vegas për varrimin dhe zbërthen një rrjet të errët të krimit, duke e detyruar atë të përballet me të kaluarën e tij ndërsa zhytet në nën botën e qytetit për të zbuluar të vërtetën, duke rrezikuar gjithçka që ka të shtrenjtë në proces”.

Rita tha: “Unë kam 13 këngë në Top 10 në Britaninë e Madhe pa lindur këtu dhe vetëm puna e vështirë më çoi këtu – së bashku me mbështetjen e familjes, miqve dhe fansave. Prandaj, jam e vendosur të vazhdoj. Unë dua të bëj më shumë filma, më shumë televizion dhe më shumë modë. Unë dua të krijoj në të gjitha platforma sepse unë u rrita duke parë idhujt e mi si Madonna, Whitney Houston, Aaliyah, Cher dhe Marilyn Monroe. Ato treguan se nuk duhet të mbetesh në një gjë, mund të bësh gjithçka. Krijimi nuk është i kufizuar në një departament – dhe kjo është ajo që unë dua për atë që bëj”.

 

  

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top