Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ditën e sotme do të zhvillojë mbledhjen e radhës për normalizimin e situatës në Kuvend.
Mbledhja është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së kryetarëve ku të pranishëm do të jenë krerët e grupeve parlamentareGazment Bardhi dhe Bledi Çuçi.
Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.