Mblidhet sot “Etika”, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike

Sekretariati i Etikës pritet të zhvillojë sot në orën 10:00 një tjetër mbledhje, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit në Kuvend.

Seanca e mëparshme u ndërpre pasi deputetët kërkuan akses dhe njohje me materialet provuese mbi të cilat bazohet kërkesa e mazhorancës. PS ka depozituar gjithashtu një kërkesë drejtuar Prokurorisë për të vlerësuar nëse ka elementë për nisjen e një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, lidhur me përplasjet fizike me punonjësit e Gardës së Republikës.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

Në kërkesën e saj, PS propozon përjashtim 60-ditor nga punimet parlamentare për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun për përplasjet fizike, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët cilësohen si organizatorë të ngjarjeve. Po ashtu, masa të njëjta kërkohen edhe për deputetët që hodhën lëndë tymuese në sallën e Kuvendit, mes tyre Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Ndërkohë, për 19 deputetë të tjerë të opozitës, të cilët akuzohen se rrethuan foltoren gjatë seancës, mazhoranca kërkon një masë disiplinore më të lehtë, konkretisht përjashtim 10-ditor nga aktivitetet parlamentare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top