Sot është mbledhur Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS. Në rendin e ditës së punës së komisionit parashikohet votimi i kërkesave për informacion të propozuara nga ekspertët e komisionit.
Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e mazhorancës bojkotuan takimin. Deputeti Toni Gogu deklaroi se bojkoti i mazhorancës në Komiisonin Hetimor Parlamentar pë sistemin TIMS, u bë me qëllimin për të mos shkelur Ligjin. Nga ana tjetër Kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji i është përgjigjur deputetit Gogu duke thënë se PS kërkon të korrektohen kërkesat e depozituara nga ekspertët.