Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, diskutohet për negociatat me opozitën

Grupi i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm në këtë takim mësohet se është edhe kryeministri Edi Rama.

Në mbledhje pritet të diskutohet mbi dakordësinë e arritur me deputetët e opozitës për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe për rikthimin e Kuvendit në normalitet. Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend, tensionesh e përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top