Mblidhen krye diplomatët evropian në një takim të pa paralajmëruar në Kiev

Disa nga diplomatët e lartë evropian janë mbledhur të hënën në Kiev si shprehje e mbështetjes së tyre ndaj luftës së Ukrainës ndaj pushtimit rus kjo pasi që janë shfaqur shenjat e para të pakënaqësive mes Evropës dhe SHBA’së sa i përket luftës tashmë 19 mujore.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë mbledhur në kryeqytetin ukrainas për një takim të pa paralajmëruar ku është diskutuar mbështetja e bllokut evropian për Ukrainën dhe gjithashtu është trajtuar formula e arritjes së paqes që ishte propozuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Shefi i diplomacisë evropiane ka thënë se Ministrat e Jashtëm janë takuar të gjithë së bashku jashtë kufijve të BE’së për herë të parë dhe kjo gjë sipas sinjalizon se blloku prej 27 shteteve përkrah në mënyrë të pa lëkundur Ukrainën, raporton The Associated Press.

SHBA, BE dhe Britania e Madhe i kanë dhënë deri më tani mbështetje të madhe financiare dhe ushtarake Ukrainës duke mundësuar rezistencën e saj. Mbështetja perëndimore është kritike për ekonominë e goditur nga lufta të Ukrainës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top