Mbledhja e opozitës/ Bardhi: Jemi gati për të shkuar drejt çdo akti

Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita ka marrë vendimet e saj. Por, ai shton se nëse do t’u mohohen të dretat, Kuvendi nuk do të vazhdojë normalisht. Më tej, ai paralajmëron se janë gati për të ndërmarrë çdo akt.

Bardhi: Ne i kemi marrë vendimet tona, jemi duke i zbatuar, besoj nuk ka asnjë surprizë për opinionin publik, sa kohë që na mohohen të drejtat, kuvendi nuk do mund të vijojë normalisht.

Ka një vendim konkret?

Bardhi: Kur të jetë momenti për të kaluar në atë fazë nuk do ta mbajmë të fshehtë. Jemi gati për të shkuar në çdo akt, por ditë pas dite do të zbuloni edhe të rejat. Qëllimi jonë nuk është që parlamenti të jetë në anomalitet. Po bëjmë këtë betejë pasi kemi të drejtë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top