Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferëncë për mediat ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja do të mbahet nesër dhe Berisha ka bërë thirrje që ajo të zhvillohet në prani të medias në përputhje me ligjin. Ai shtoi se qytetarët duhet ta ndjekin mbledhjen.
Së fundmi, nesër është një mbledhje e këshillit bashkiak të Tiranës. Ftoj këshilltarët e opozitës të bëjnë një betejë në sallë të vendosur që kjo mbledhje të zhvillohet në përputhje me ligjin, çka do të thotë në prani të medieve dhe jo si një shpellë mafieje, në të cilën Edi Rama dhe Lubi Balluku sillen si padrino të bashkisë së kryeqytetit. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të ndjekin mbledhjen e këshillit bashkiak.