Mbeturinat në rrugë/ Rama: Nuk do lejojmë një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë e rilindur

Vitin e ardhshëm pritet të hyjë në fuqi një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se nuk do të lejohet se sjella e egër e një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë. Sipas tij ndëshkimet do të jenë drastike.

Postimi:

Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top