Mbetet aktiv zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Zjarri pranë fshatit Halilaj të Krujës vijon të jetë aktiv, pavarësisht ndërhyrjes së bërë ditën e djeshme me mjete zjarrfikëse dhe një fadromë.

Flakët kanë përfshirë mbetjet në vendgrumbullim, ndërsa djegia vijon të shkaktojë re të dendura tymi, të cilat sipas banorëve shoqërohen me erë të rëndë dhe përbëjnë shqetësim për komunitetin përreth. Sipas informacioneve paraprake, kjo nuk është hera e parë që vendgrumbullimit i vihet flaka. Brenda harkut kohor të dy muajve, zjarri është përsëritur disa herë në të njëjtën zonë. Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve, ndërsa dyshimi paraprak është se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht.

Situata mbetet problematike për banorët e lagjes së fshatit Halilaj, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e vatrave që vijojnë të jenë aktive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top