Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt

Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish-ministri i Financave është nën akuzë për hetimet për inceneratorët. Shkresa e SPAK ka mbërritur pak çaste më parë, aty ku kërkohet heqja e imunitetit, arrestimi dhe kontrolli i banesës për ish-ministrin.

Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza që rëndojnë mbi të. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej?

Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top