Mbappé VS Bolt në 100 metra sprint: francezi pranoi sfidën e njeriut më të shpejtë të planetit

Në futboll Usain Bolt e provoi pa sukses dhe ndoshta nuk do të ishte një terren i mirë për të sfiduar një kampion bote si Kylian Mbappé. Më mirë aty ku ka qenë, por ndoshta edhe është akoma, pika e tij më e fortë: gara e 100 metrave. Francezi, nga ana e tij, e pranoi sfidën e hedhur nga Usain Bolt për tu përballur në sprint. 100 metra që më shumë, me siguri, do të vlejnë për të parë kohën e Mbappé në një vrapim të tillë.

MBAPPE VS BOLT: SFIDË NË 100 METRA
Disa ditë më parë Usain Bolt, rekordmeni i vrapimit në 100 dhe 200 metra, sfidoi Kylian Mbappé duke thënë: “Do të më pëlqente të garoja me Kylian kur isha në maksimumin tim, për të parë sa afër do të kishte qenë ai me mua. Shpresoj që një ditë ai të provojë të vrapojë në 100 metra, në mënyrë që të shoh kohën e tij”. Kampioni olimpik është një tifoz i madh i futbollit dhe gjatë viteve ai është stërvitur me Manchester United dhe Borussia Dortmund, si dhe ka dalë në fushë për disa ndeshje miqësore në mbarë botën dhe ka marrë pjesë në ndeshje bamirësie.

Përgjigja e talentit të PSG-së nuk vonoi shumë. Dje, në një event të Nike, Mbappé u përgjigj: “Nuk do të kisha asnjë shans kundër tij. Por do të ishte mirë ta bëja për qejf. Pse jo? Një ditë, nëse të dy kemi kohë, mund të bëjmë diçka të bukur”. Sipas matjeve të fundit, francezi 100 metra i përshkon për 10,9 sekonda, ndërsa rekordi i Bolt është 9,58”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top