Mbappe u dërgua në spital dje, Real Madrid jep detajet e fundit

Pasi dje Kylin Mbappe pati probleme shëndetësore, klubi madrilen nxori një deklaratë të re ku njofton për të rejat e fundit rreth yllit francez.

Real Madridi do të duhet të luajë përkohësisht pa të për Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Pas testeve të kryera, lojtari nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës të blancos kundër Pachuca, e planifikuar për të dielën në orën 21 (ora europiane).

Pak më parë, një shënim i publikuar nga faqja zyrtare e klubit iberik shpjegoi se sulmuesi u largua nga spitali dhe u kthye në kampin stërvitor të Real Madridit.

Kjo është deklarata e Real Madridit: “Lojtari ynë Kylian Mbappé u lirua nga spitali pasditen e djeshme dhe u kthye në kampin stërvitor të Real Madridit. Mbappé do të vazhdojë të marrë kujdes të veçantë mjekësor dhe gradualisht do të kthehet në aktivitetin e ekipit.”

Vetëm dy seanca stërvitore

Që kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara me Real Madridin, francezi, sipas RMC Sport, ka marrë pjesë vetëm në dy seanca stërvitore të ekipit në tokën amerikane përpara se të ndihej keq dhe të kthehej në hotel. I sëmurë dhe duke vuajtur, ai nuk mori pjesë në seancat fotografike, as në daljen e tij të parë në eventin e krijuar nga FIFA.

Vendimi për ta çuar francezin në spital u mor të mërkurën në mbrëmje, por Mbappé ka qenë i sëmurë që nga e hëna, kur filloi të kishte ethe pas kthimit në hotel dhe gjithashtu kishte vështirësi në të ngrënë. Kapiteni francez që atëherë është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top