Kylian Mbappe është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madrid në Valdebebas, ndërsa skuadra po përgatitet për përballjen e UEFA Champions League kundër Manchester City. Sulmuesi francez u kthye pas trajtimit që bëri në Paris.
Megjithatë, Mbappe ende nuk është bashkuar me grupin në stërvitje. Ai po zhvillon vetëm vrapime të lehta nën mbikëqyrjen e trajnerit personal Sebastien Devillez, ndërsa pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së mërkurës mbetet e paqartë.
Ndërkohë, trajneri Álvaro Arbeloa ka edhe një mungesë tjetër, pasi Álvaro Carreras nuk u stërvit për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.
Lajm pozitiv për madrilenët është rikthimi në stërvitje i Antonio Rüdiger dhe Eduardo Camavinga, të cilët pritet të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Cityt. Megjithatë, Mbappe vështirë se do të jetë gati për këtë ndeshje.