Kylian Mbappe është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madrid në Valdebebas, ndërsa skuadra po përgatitet për përballjen e UEFA Champions League kundër Manchester City. Sulmuesi francez u kthye pas trajtimit që bëri në Paris.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Megjithatë, Mbappe ende nuk është bashkuar me grupin në stërvitje. Ai po zhvillon vetëm vrapime të lehta nën mbikëqyrjen e trajnerit personal Sebastien Devillez, ndërsa pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së mërkurës mbetet e paqartë.
Ndërkohë, trajneri Álvaro Arbeloa ka edhe një mungesë tjetër, pasi Álvaro Carreras nuk u stërvit për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.
Lajm pozitiv për madrilenët është rikthimi në stërvitje i Antonio Rüdiger dhe Eduardo Camavinga, të cilët pritet të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Cityt. Megjithatë, Mbappe vështirë se do të jetë gati për këtë ndeshje.