Mbappé, po çfarë dështimi: goleadori më i mirë në La Liga e fitues i Këpucës së Artë

Këpuca e Artë dhe çmimi “Pichichi”. Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për Real Madridin, Kylian Mbappé ka fituar dy trofe individualë, duke u mbyllur gojën të gjithëve që e cilësonin si një blerje të dështuar. Falë dopietës kundër Real Sociedadit, sulmuesi francez ka kaluar Victor Gyökeres-in e Sporting Lisbonës dhe ka fituar Këpucën e Artë.

Është hera e parë që Mbappé e fiton këtë trofe. I ndarë nga “European Sports Media” që prej vitit 1997, ky çmim i jepet golashënuesit më të mirë të kampionateve evropiane.

Mbappé e ka mbyllur sezonin e tij të parë në La Liga me 31 gola, duke fituar gjithashtu titullin e golashënuesit më të mirë. Në vend të dytë është renditur sulmuesi i Sportingut, Gyökeres (39 gola), por i lënë pas nga francezi për shkak të koeficientit të vështirësisë që i jepet kompeticioneve ku ka marrë pjesë, krahasuar me sulmuesin skandinav të Sportingut. Në vend të tretë është renditur sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah (29 gola).

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top