Kylian Mbappé shkon drejt përplasjes totale me PSG-në. Avokatët e sulmuesit francez, përpara gjykatës civile të Parisit, kanë arritur të marrin sekuestrimin e 55 milionë eurove, shuma që mes pagave dhe bonuseve klubi parizien nuk ia ka paguar më lojtarit pas vendimit të tij për të mos rinovuar kontratën që skadonte më 30 qershor 2024.
Skuadra e kryeqytetit francez ka refuzuar gjithmonë t’i paguante sulmuesit aktual të Real Madrid, pavarësisht vendimeve në këtë drejtim të drejtësisë sportive, të cilat janë bllokuar nga ankimimet sistematike të PSG. Përveç padisë, ekziston edhe një kërkesë drejtuar UEFA-s që të mos i japë licencë skuadrës franceze për të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, nëse nuk do të respektojë detyrimet e saj.
Mbappé: i sekuestrohen klubit 55 milionë euro
Përfaqësuesit ligjorë të Kylian Mbappé kanë njoftuar se sulmuesi i Real Madrid ka vendosur të “kalojë në ofensivë” kundër PSG, ish-klubit të tij, dhe kanë arritur të marrin sekuestrimin e 55 milionë eurove, shuma që mes pagave dhe bonuseve klubi parizien nuk ia ka paguar më lojtarit pas vendimit të tij për të mos rinovuar kontratën.
Paralelisht, avokatët e Mbappé po vazhdojnë procedurat përpara drejtësisë sportive, franceze dhe asaj të UEFA-s, të cilave u janë shtuar edhe tre kallëzime të tjera penale kundër personave të panjohur për të mbrojtur reputacionin dhe imazhin e klientit të tyre. Thomas Clay, një nga avokatët e lojtarit, ka deklaruar: “Gjykatat sportive janë shprehur në favor të Kylian. Por klubi nuk po pret vendimet e LFP-së. Klubi është anëtar i LFP-së, presidenti i së cilës është një anëtar me ndikim i bordit drejtues të këtij institucioni. Klubi nuk po respekton asgjë: as kontratën e punës, as ligjin, as vendimin e LFP-së, as drejtësinë franceze”.
Në shtator, komisioni juridik i Ligës Profesioniste të Futbollit (LFP) kishte urdhëruar PSG-në të paguante këto shuma për Mbappé-n, i ndjekur në tetor nga komisioni i apelimit i përbashkët i LFP-së: klubi i kryeqytetit francez e ka kundërshtuar këtë vendim duke e çuar LFP-në në gjykatën e Parisit.
Si pasojë e kësaj padie, komisioni disiplinor i LFP-së dhe komisioni i apelimit të lartë i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) kanë deklaruar se nuk janë kompetente për të vendosur mbi këtë çështje.
Gjykata ka caktuar për datën 26 maj një seancë orientuese, pra një shqyrtim fillestar të çështjes përpara se të zhvillohet një seancë për shqyrtimin e themelit të saj: nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje miqësore.