Mbappé kërcënohet nga reperi Booba: “Do të tregoj si dhe me kë e ke marrë virusin”

Në luftën e fjalëve dhe kërcënimeve ligjore mes Kylian Mbappé dhe presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, del në skenë dikush që nuk pritej. Bëhet fjalë për një reper dhe DJ francez me origjinë senegaleze shumë të njohur: ai quhet Booba, emër artistik në vend të atij të vërtetë, Élie Yaffa. Çfarë ka bërë? Ka ndarë në rrjetet sociale një paralajmërim shumë të qartë drejtuar futbollistit të Real Madridit, që u largua nga klubi parizien në mënyrë të keqe, shumë të keqe: “Do të tregoj çfarë bën në Palm Beach, si dhe me kë e ke marrë virusin”. Një frazë aspak e rastësishme, që i referohet gjendjes shëndetësore dhe humbjes drastike në peshë të lojtarit, i cili deri tani ka qenë jashtë skuadrës së Realit në Botërorin për Klube, pas shtrimit në spital për një gastroenterit akut.

Mbappé shënjestër e reperit: “Tradhtar, i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm”
Sulmi i Booba (dhe nuk është as i vetmi kundër Kylian) është kulmi i radhës i tensionit mes ish-ve: nga zënkat e ashpra në dhomat e zhveshjes, te fyerjet, mungesa e përshëndetjes nga klubi, hakmarrja e Mbappé në videon e lamtumirës dhe tani te veprimet me avokatë për çështje parash. Më e fundit, në rend kronologjik, është padia për ngacmime morale me të cilën Mbappé ka përfshirë sërish PSG-në, tashmë i paditur për kompensime milionëshe të papaguara sipas kontratës. Tani artisti që jeton në Miami i ka “këshilluar” ngrohtësisht sulmuesit që të heqë dorë, të ulë hundën dhe të lërë mënjanë këmbënguljen kundrejt drejtuesit të lartë të klubit. Përndryshe, lë të kuptohet, do ta humbasë durimin dhe do të tregojë gjithçka.

Mbappé është një nga shënjestrat e preferuara të reperit Booba, i cili nuk ka humbur rast për të shprehur pakënaqësinë dhe mospëlqimin ndaj tij, përveçse e ka tallur në mënyrën më thumbuese dhe të hapur të mundshme. E ka thumbuar shpesh në rrjetet sociale, madje i ka kushtuar edhe vargje “flakëruese” në disa këngë të tij. Një vit më parë foli për të duke e quajtur “i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm. Je një vegël e sistemit. Shko në Real Madrid për të mësuar si të bësh jetën e mirë me Vinicius. Fat të mbarë.”

E më pas, me rastin e fitores së Champions nga PSG në finalen kundër Inter, e rëndoi më tej: “Tradhtove ‘hondën’ (familjen) për një tortilje… çfarë gabimi, çfarë gabimi.” Më herët, duke iu referuar paraqitjes zhgënjyese në El Clasicon e humbur në nëntor 2024 ndaj Barcelonës, ia përplasi në fytyrë statistikat e ndeshjes aq zhgënjyese, sa kishin “po aq zero sa çekët e tij.”


Kërcënimi pas padisë për ngacmime morale dhe reagimi i reperit
Pas njoftimit të ankesës së Mbappé kundër klubit parisien, Booba – që jeton në Miami – u shpreh i gatshëm të bëjë zbulesa të nxehta (ose të shijshme për thashethemet) mbi yllin milioner të Real Madrid, dhe në veçanti mbi arsyet e vërteta të sëmundjes që e ka mbajtur jashtë fushës deri tani.

“Nëse nuk e lë rehat Nasser-in, do t’i tregoj çfarë po bën në Palm Beach, me kë dhe pse e ke marrë një grip intestinal – është mesazhi i reperit – Luaj futboll, shëno gola dhe shiti fanella. Nuk do të na shqetësosh gjatë, Kyky… Dhe nxirre patentën!”.
https://maps.google.com/

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top