Mbappé e premtimi për Perez: “Preka fundin, askush nuk do pendohet për blerjen time”

Pritshmëritë ishin tepër të larta, por për shkak të problemeve që ka kaluar Real Madridi, ylli francez ka treguar formën e tij të shkëlqyer vetëm herë pas here. Mbappé, i cili u transferua te “Los Blancos” si pjesë e marrëveshjes më të rëndësishme të merkatos së vitit, ishte një dëshirë e madhe e Florentino Pérez. Pas shumë polemikash edhe jashtë fushe, ai tani premton shumë për vitin 2025: “Askush nuk do të pendohet për blerjen time.”

Në ndeshjen e fundit të Real Madridit ndaj Sevillas, Mbappé shënoi një gol të bukur, por në një intervistë për mediat spanjolle ai foli edhe për gabimet e tij në takimin kundër Athletic Bilbaos, ku humbi një penallti. “Mund të jap shumë më tepër,” tha sulmuesi. “E di që kam më shumë për të dhënë. Në ndeshjet e fundit po luaj më mirë. Ndeshja kundër Bilbaos më shërbeu si mësim. Kam prekur fundin, humba një penallti dhe tani është momenti të kuptoj që duhet të jap gjithçka për këtë fanellë dhe të luaj me personalitet.”

“Viti 2025 është ai ku dua të fitoj tituj,” përfundoi Mbappé, i cili vetëm disa ditë më parë ngriti lart Kupën Ndërkontinentale ndaj Pachucas, trofeun e tij të parë me Real Madridin. Në këtë sezon, 26-vjeçari ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 23 ndeshje me “Los Blancos”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top