Tre gola nuk mjaftojnë për të ‘qetësuar’ teknikun Luis Enrique. Fjala është për Kylian Mbappé, i kritikuar nga trajneri i tij i PSG, pavarësisht trigolëshit ndaj Reims: “Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e tij – ishin fjalët befasuese të trajnerit spanjoll -. Asgjë për të thënë për golat, por ai duhet të ndihmojë ekipin më shumë. Ne duam edhe më shumë prej tij, do të flasim për këtë privatisht”.
Shfaqje force e Paris Saint-Germain, që mundi Reims 3-0 në transfertë falë trigolëshit të Mbappé. Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin menjëherë, kur në minutën e 3′ përfitoi nga krosimi i Dembele duke finalizuar me një diagonale me të djathtën. Vendasit barazuan me Ito pas pak minutash, por goli i 1-1 u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Daramy. Të besuarit e Luis Enrique u kthyen në dhomat e zhveshjes me një gol përpara, dhe në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan.
Pak para një orë loje (59′) Soler shërbeu një top brenda zonës që Mbappé, e shtyu përsëri në rrjetë për dyfishimin. Reagimi i skuadrës së Will Still është zemërak, por pavarësisht presionit bardhekuqtë nuk arritën dot të ngushtojnë distancën. Në minutën e 82′ Mbappé vendosi të marrë topin në shtëpi, duke shënuar trigolëshin e tij personal që nuk mjaftoi për të kënaqur Luis Enrique. PSG është në vendin e parë në Ligue 1, falë barazimit të Nice, me 27 pikë. Për momentin, Reims mbetet në vendin e katërt, i mbërthyer në 20 pikë.