Mbahet sot takimi midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE në Shkup

Sot dhe nesër në Shkup, Maqedoni e Veriut do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja e BE-së, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Europian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore:

Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma.

Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top