Mbahet sot Kuvendi, ku në rend të ditës janë disa pika, mes tyre edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për aferën e incerenatorëve. Po ashtu në rend dite është dhe projektligji për lojërat e fatit, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit.
Prej disa muajsh seancat parlamentare në Shqipëri nuk zhvillohen në mënyrë normale, pasi opozita proteston për të rimarrë të drejtat e saj kushtetuese.