Mbahet sot kuvendi i përbashkët Kosovës dhe Shqipërisë

Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë. Ndërkohë është zbardhur axhenda e seancës plenare e cila do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të nisen me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.

Sipas axhendës i pari që do të mbajë fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top