Mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së në Korçë, ja kush janë kandidatët

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm është hapur qendra e votimit pranë selisë së PD së në Korçë.

Demokratët e kësaj dege do të zgjedhin sot kryetarin/en e PD në Korçë.

Në garë për kreun e degës është Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të partisë.

Deri më tani kanë votuar mbi 100 demokratë, ndërsa pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top