Mazniku zbulon projeksionin e PS për 11 majin: Marrim mbi 78 mandate në Kuvend

Në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, drejtuesi politik i PS në Elbasan, Arbjan Mazniku, bëri një projeksion të mandatave që do të marrin në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë.

I vendosur përballë faktit se gati e morën mandatin e 9-të në zgjedhjet e shkuara përballë PD-së, Mazniku tha se në zgjedhjet e 11 majit, PS do t’i ketë të sigurt 9 deputetë në qarkun e Elbasanit.

“Partia Socialiste në Elbasan do të marrë më shumë se 9 mandate. Do marri 9 mandate, por ndoshta më shumë. Kësaj radhe PS do të marrë 9 mandate”, tha Mazniku.

Sa i përket ligjvënësve që PS synon të fitojë në rang vendi, Mazniku u shpreh se PS do të marrë mbi 78 mandate.

“PS në rang kombëtar do të marri më shumë se 78 mandate. Unë mund t’ju them se marrim më shumë. Shumica e cilësuar është 84 dhe është më shumë s 78, pra është te grupi i numrave që unë dhashë. Por, PS do të marrë më shumë se 78 mandate”, – deklaroi Mazniku. /A2 Televizion

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top