Mauro ‘azgan’ Icardi godet tifozin turk, del xhirimi

 

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll. Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhiron e rrjeti, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik.

Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan t’i kërkonin një autograf, me Icardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha.

Siç shihet nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij.

Veprimi i Icardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte vetëm një shpërthim apo një shenjë se argjentinasi e ka humbur plotësisht kontrollin.

Megjithatë, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga skuadra turke.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top