Është bërë viral videoja e reagimit fantastik të Jean-Philippe Mateta teksa ndjek drejtpërdrejt në televizor shpalljen e listës me 26 lojtarët e grumbulluar të Francës për Botërorin e futbollit që nis pas më pak se një muaji në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Momenti më i bukur nuk është aq kur dëgjon emrin e tij mes sulmuesve, në një repart shumë të mbushur si sulmi i “Bleus” (mjafton të mendosh se jashtë mbeti një si Kolo Muani), por disa çaste më parë, gjatë shpalljes së mbrojtësve të zgjedhur nga Deschamps.
“Maxence Lacroix”, dëgjohet të thuhet dhe Mateta zgurdullon sytë e lëshon një britmë të vogël: një reagim ku nuk ka vetëm mosbesim, por edhe shumë gëzim. Sepse të dy janë shokë skuadre te Crystal Palace në Premier League dhe kanë një raport shumë të afërt, si vëllezër në dhomat e zhveshjes.
Dy sezonet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme për dy futbollistët dhe për skuadrën londineze. Vitin e kaluar Palace fitoi FA Cup duke mposhtur Manchester Cityn, trofeu i parë në 120 vite histori, dhe më pas fitoi edhe Community Shield ndaj Liverpoolit me penallti. Ndërsa këtë vit, përveç një mbijetese të qetë, erdhi edhe aventura emocionuese në Conference League, që mund të mbyllet me triumf nëse në finale skuadra e Oliver Glasner mposht Rayo Vallecanon më 27 maj.
La réaction de Mateta quand il a appris sa convocation pour la Coupe du Monde
J’suis grave content pour lui il mérite ❤️ pic.twitter.com/c5zfBuBD08
— (@La_Melooow) May 14, 2026
Pas shpalljes së Lacroix, Mateta përjeton edhe shpërthimin e adrenalinës personale: pas emrit të Doué, vjen edhe emri i tij. Në atë moment gëzimi bëhet total, me bashkëshorten që vrapon për ta përqafuar.
Një kënaqësi e madhe profesionale për një lojtar që mbërriti vonë në kombëtare: ish-sulmuesi i Le Havre dhe Mainz – që do të mbushë 29 vjeç në qershor – u thirr për herë të parë nga Franca tetorin e kaluar. Edhe më i freskët është debutimi i 26-vjeçarit Lacroix, që mori grumbullimin e parë nga Deschamps në mars të këtij viti. Për të dy tani bëhet realitet ëndrra e Kupës së Botës.
Jean-Philippe Mateta and Maxence Lacroix have both been named in France World Cup squad pic.twitter.com/dhi4UQ3wEG
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) May 14, 2026