Masat për protestën/Policia: Do mbajmë hapur rrugët kudo ku të ketë tubime

Mbrëmjen e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ka shpërndarë në policitë vendore planin e masave për protestën bllokuese të thirrur ditën e sotme nga Opozita.

Mësohet se për çdo grup të forcave të rendit që do pozicionohen në vendet ku është thirrur protesta do kenë mbështetje të grupeve Shqiponja, dhe Forcat e sigurisë kombëtare.

Ndryshe nga sa u bë në protestën e 7 tetorit mësohet se drejtori i përgjithshëm nuk i ka mbledhur këtë radhë Shefat e komisariateve dhe Drejtoritë ku do zhvillohen protestat, por është dërguar vetëm plani Organizativ.

Për sa i përket Policisë Rrugore sot janë thirrur të gjithë efektivët që të dalin në punë, për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve dhe devijimin në rast bllokim.

Mësohet se policia do tentojë te mbajë hapur kryqëzimet ku parashikohet bllokimi por nuk dihet se si do veprohet në raste përplasje apo çarje të kordonëve të policisë.

Bllokimet janë parashikuar nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pasi kjo është edhe koha e njoftimit të bërë nga PD për akset rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top