Masakroi me thikë bashkëshorten/ Arrestohet turisti amerikan

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Policia bën të ditur se turisti amerikan e ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën. 57-vjeçari raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top