Të tjera momente dhe pamje tronditëse nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë është publikuar nga mediat.
Është momenti kur dy autorët janë në një urë dhe po qëllojnë.
Në një çast njëri shihet i shtrirë mbi urë dhe nuk bën asnjë lëvizje, pasi është goditur për vdekje nga policia, kurse tjetri ngrihet për të vijuar sulmin, por merr edhe ai një plumb që e plagos rëndë.
The 2 dogs in Bondi Beach have been neutralised#bondibeach #bondi #Australia pic.twitter.com/pDYAW3iw7o
— Muhammad Ali Sahil 🇮🇳 علي ساحل (@amsahilofficial) December 14, 2025
Më pas ai bie përtokë i plagosur, ndërsa Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe e arrestojnë.
Paniku dhe situata ka qenë shumë e rëndë, teksa sulmi terrorist regjistron një masakër me 12 të vrarë dhe 29 të plagosur deri tani, përfshi dhe autorët.
Policia gjeti armë dhe lëndë eksplozive në makinën e autorëve, teksa dyshohet për një person të tretë.