Masakra me 3 gra të vrara, protestë para Ministrisë së Drejtësisë

Shoqëria Civile është ngritur në protestë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku mbetën të vrara 3 gra. Protestuesit, kryesisht nga kolektivi feminist, protestuan me moto “Boll më!”, ata janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve që kanë liruar Dan Hutrën, edhe pse me një rekord të pasur kriminal, ku përfshihen vrasje e përdhunime.

Fjala e protestuesve:

“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?

Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

“Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja. Të qarkullojmë me thika në brez në vend të telefonave”, u shpreh një tjetër e indinjuar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top