Bilanci i masakrës në Malin e Zi është rënduar pasi autoritetet raportojnë për 12 viktima. Ndërkohë autori Aco Martinoviç ka kryer vetëvrasje. Pas ngjarjes, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci. Martinoviç ka qëlluar veten në kokë, teksa prej orësh ndiqej nga policia.
Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë. Më pas ai ka qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.