Marrja peng e stafit të medias në Ekuador/ Policia liron pengjet, arrestohen 13 persona

Policia ekuadoriane bën me dije se më në fund arriti të lirojë të gjithë stafin e medias së marr peng në transmetimin live, si dhe arrestoi 13 personat e armatosur. BBC raporton se dy punonjës të stafit janë plagosur gjatë ngjarjes.

“Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri iu thye krahu në sulm”, tha zëvendësdrejtori i lajmeve.

Ndërkohë Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjatë pengmarrjes dëgjoheshin të bërtitura; “Mos qëlloni, ju lutem mos qëlloni. Ata hynë për të na vrarë. Zot mos lejo që kjo të ndodhë. Kriminelët janë në transmetim”.

“Nga kufjet më erdhi një zë që thoshte: Kini kujdes, ata po përpiqen të hyjnë, po vjedhin, po na grabitin”, tha Jorge Rendon për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Dyert në studio janë shumë të trasha, pothuajse të papërshkueshme nga plumbat, dhe ata po përpiqeshin të hynin sepse donin të kishin akses në studio, kështu që ne do të transmetonim live gjithçka që ato do të na urdhëronin”, tha ai. Duke postuar video të të dyshuarve të arrestuar në mediat sociale dhe armët e tyre, policia tha se autorët do të “dënoheshin për akte terroriste”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top